Rreth Nesh

HISTORITË E SUKSESIT

Muharrem Lila, rifiton shikimin 22 vjet pas një aksidenti të rëndë. Një ndërhyrje kirurgjikale i rikthen jetën syve të tij të “vdekur”. Sot pas “ringjalljes”, ai rrëfen historinë e tij të pabesueshme. Tregon vitet nën errësirë dhe “sekretin” se përse, i vetëm, besonte në mrekullinë.
Kishte 22 vjet që jetonte në planetin e errësirës. Papritur, si në përrallë, fati e rikthen në mes të jetës së tij të dikurshme. Muharrem Lila, një 69 vjeçar nga Fushë-Kruja, tronditi opinionin shqiptar, kur një ditë u shfaq ne ekranin shqiptar dhe tha: ”Isha i verbër, por rusët më kthyen shikimin”. Për të gjithë ishte e pabesueshme, por për vetë Muharremin ka qënë diçka më tepër, një mrekulli. Një mrekulli, në të cilën ai rrëfen se besonte i vetëm. Sot, kur bota përreth tij ka fituar përmasat normale, ai rrëfen i qetë aventurën e tij të jashtëzakonshme, ndërsa në xhep mban ende “hajmalinë”, fashën e operacionit, perden e fundit që e ndau nga errësira 22 vjeçare.

Nga Rinasi, në Moskë e kthim

Djali i madh Haliti, ka qënë njeriu i parë që ai ka dalluar pas rënies së perdes së errësirës. “Hyri në dhomën time vetë i katërt, por e njoha mes të gjithëve”. Muharrem Lila thotë se shenja e parë që vështrimi i ishte kthyer, ishte prova e gishtit të mjekut, që i ishte shfaqur si hije, kur i hoqën fashon nga syri i “vdekur”. Tani kur gjithcka ka marrë fund dhe ai ka dalë nga vdekja e errësirës, thotë se tragjedia e tij i ka dhënë jetës kuptimin e duhur. “Jeta kuptohet kur kalon varfëri të rëndë, ose sëmundje të rëndë, kështu thotë Kur’ani”. Më 1976-ën, punonjësi i aeroportit të Rinasit, M.Lila 47 vjeç, përpiqet të shpëtojë një ushtar, viktimë e një rryme të fortë uji, që dilte me presion të lartë nga një tub. Por në përpjekje e sipër, rryma e fortë i bie mbi sy, duke i dëmtuar njërin dhe nxjerrë nga vendi tjetrin. Me një qetësi olimpike tregon sesi me duart e veta e futi syrin në vend dhe u nis drejt spitalit. Muharremi pas aksidentit të rëndë ka vuajtur një shikim të turbullt, si pas nje plastmasi, sic thotë ai vetë. Më pas e pllakosi errësira, që e gjeti 47 vjeç dhe e la 69. Me paratë e djemve të tij, shkon dy herë në Moskë, pas tentativate të dështuara në Vjenë dhe ashpërsisë së okulistëve shqiptarë, që pa takt i thoshin se atij, shikimi nuk do t’i kthehej kurrë. Në vizitën e parë në Moskë, mjekët konstatojnë një gjendje dëshperuese të të parit të tij. Nervi i syrit kishte veçse 4 të mijtat e shikimit mbetur. Por i thanë se nëse nervi i bashkohej syrit të dëmtuar, atëherë mundësia e rikthimit të shikimit do të bëhej reale. Kthehet në Fushë-Krujë, në shtëpinë e re të djemve dhe vazhdon kurimin tre mujor.
Për t’u kthyer sërish në Moskë për ndërhyrjen përfundimtare, i gatshëm për transplantin e kornesë së dëmtuar të syrit. Muharremi tregon se nuk kishte frikë dhe se nga ky operacion, perveç të tjerave, i ishin ringjallur dhe shpresat. Narkoza e pjesshme, nuk e pengoi që të ndiqte me vëmendje operacionin e frikshëm dhe delikat. “Nuk ndjeja asgjë, perveç zhurmës së gërshërëve që prisnin kornenë e syrit, dhe zhurmës së lehtë të lazerit, që saldonte të renë”.

Incidenti i MIG-19 dhe bestytnia e Muharremit

Dy vjet me pare, Muharremit i vdiq gruaja. Megjithese i rezervuar te shprehe emocionet per bashkeshorten qe nuk jeton me, pranon se eshte ngasheryer, kur djemte i vune videokaseten me Pashen e gjalle, gruan e tij qe prej njezet vjetesh, vetem se e ndjente prane, pa e pare kurre se si ajo plakej prane burrit te saj te verber. Ashtu sic nuk pa djemte e tij te rriten, te martohen dhe te kene femije. Ne kete prove te vertete force thote se ka fituar per shkak te besimit tek Zoti. Pasi nuk rresht se cituari Kur’anin per cdo teme diskutimi qe hapet, ndersa sorollat ne duar tespijet, pulit syrin e ri “fringo” dhe tregon sekretin qe i mbajti gjalle shpresen keto njezet e ca vjet. “Ne vendin ku me ndodhi aksidenti qe me demtoi syte, ne pisten e Rinasit, nje muaj me pare kishte ndodhur edhe nje ngjarje tjeter e rende”. Nje Mig-19 me pilot ne vendin ku Muharrem Lila humbi shikimin nje muaj me vone. Sipas Rremes ishte permbysur gjate zbritjes dhe kishte pilotin brenda. Dhe vetem thyerja e xhamit te kabines dhe prishja e rripave te sigurimit qe e mbanin E Serjanin lidhur ne strofken e kabines e shpetuan pilotin nga shperthmi disa sekonda me pas. “Bashkimi qendroi pa i levizuar asnje qime nga ai aksident” tregon Muharremi. Pas fatkeqesise se tij, Muharremi kalonte edhe me teper kohe per analiza fataliste, te cilat ne vend qe ta deshperonin lidhur me “fatin”, qe i forcuan besimin tek Ai, te cilit 22 vjet e luti dhe e priti t’i kthente shikimin. Edhe sot, kur me syrin e tij te jete ne gjendje te dalloje edhe nje prodhim vendi te komshiut, nje importi te shtepise se tij, eshet se Zoti ka qene ai qe i ktheu shpresen. Megjithese mirenjohes per mjekesine nuk pranon se ata i sheruan syrin ma arnuan ate”, thote ai me pamjen e nje njeriu te ringjallur na vdekja. Dhe tregon se kur ne kliniken ne te cilen po hipte ne ashensor per te shkuar ne salle ne operacionit, degjoi mjeket qe luteshin ne rusisht. “Ina, perkthyesja tha se po i luteshin Zotit qe operacioni yt te dilte me sukses.

“Zgjim” pas 22 vjetesh

Shikonte djemte e tij, qe tanime ishin thuajse moshatare me Muharremin 47 vjecar, para aksidentit. Shihte disa fytyra te panjohura grash, qe u njihte vetem zerin dhe kujdesin e madh qe tregonin per vjehrrin e tyre te verber. Nga kthimi prej ” udhetimit ne te ardhmen”, ka qene kujdesi i vazhdueshem i familjes qe e ka ruajtur na shoku i “zbritjes” ne nje bote te panjohur per syte e Muharremit. Ai nuk harron momentin, kur pas 22 vjetesh i eshte drejtuar serish pasqyres. Aty ku iu shfaq nje burre i plakur, i thinjur dhe i mundur nga pesha e viteve. Kishte qene 47 vjec kur ate mengjes para se te shkonte ne pune, ishte rruajtur dhe kishet pare pa ndonje interes te vecante veten e tij, Pa e ditur se ajo do te ishte hera e fundit. Derisa pas 22 vjetesh pasqyra do t’i dhuronte serish kenaqesine e heqjes se mjekrres. Nje proces qe gjithsesi ai e ndiqte me fanatizem. Jo thjesht “per fe”, por sepse sic thote vete, nuk donte te jepte imazhin e nejriut qe e kishet mundur fatkeqesia. Gjithashtu sepse nuk donte qe femijeve t’u jepte pershtypjen se shtylla e familjes, po lekundej…
Pas aksidentit dhe mesimit me idene e erresires, Muharremit iu desh te kalonte edhe prova te reja vullneti. Ndryshe me natyrren e fatkeqesise se tij, la duhanin dhe alkoolin, ndersa vazhdonte te merrej me pune, per te qene sa me normal qe te mundej. Ndersa sot pas “zgjimit”, duket se pasioni i tij i vetem eshte te flase sa me shume, duke i pare te tjeret ne sy dhe t’u ktheje vizitat njerezve, qe i kaen sjelle urime per rikthimin e shikimit. Dhe ata jane shume emisionet e doktor Flamur Topit. Muharrem Lilatregon se jeta e tij tanime ka ndryshuar teresisht. Shikimi i ka kthyer kuptimin e gjithckaje. Per te, rendesi kane marre edhe detaje te vogla, qe per ne thuajse nuk egzistojne. “P a dyshim momenti me kuptimplote, eshte kur shikoj gjellen kur ha, vendin ku e fus lugen, i pamundur, deri para pak muaj me pare”
Tani, nje plak i lezetcem e tere humor, Muharrem Lila, 69 vjec, thote se nuk ndihet me shume se 47. 22 vjetet e erresires tani kerkon t’i harroje. Bile shtyhet edhe me tej ne optimizmin e tij. Se shpejti do te shkoje serish ne Moske per nje vizite tjeter. Operacioni i pare i ka kthyer shikimin, por vetem me nje sy. Tani pas mrekullise, Muharremi guxon te enderroje te pamunduren, rikthimin e veshttrimit edhe nga syri tjeter. “Dikujt i kishin humbur qete, fillon te tregoje tete Rrema me humot. Ndersa kerkonte ne mal, gruaja e therret dhe i thote: Ktheu se qete u kthyen vete ne shtepi. Mire, po jam qe jam, po kerkoj edhe ketu tek shpati tjeter”, tregon simboliken e filozofise se tij, njeriu me fat i Fushe-Krujes,47 vjecari shtatedhjete vjecar, qe fitoi shikimin dhe shpresen e humbur, duke mos harruar te nxjerre oren e tij nga qosteku i jelekut. Deri para operacionit, kete ore e kishte pa xham dhe me gishta prekte akrepat, per te numeruar oret e shumta dhe te gjata ne erresire. Sot ores i ka vene xham, nderkohe qe kohen e ka ndaluar. Per ta nisur nga e para, aty ku e la 22 vjet me pare …

Zëri në figurë

u degjonte zerin, por nuk u shikonte dot fytyren. Udheheqesi i fundit qe mbante mend vizualisht Muharremi, kishte qene Enver Hoxha. Te tjeret sidomos ketyre te “rinjve” u kishte degjuar vetem zerin. Megjithate edhe tani qe i pa per here te pare ne fytyre ne televizor, nuk duket shume i impresionuar. Megjithese eshte veshtire te thuash se cilin simpatizon, historia e tij e trishtuar nuk le shume vend per dyshime. Gjate 22 vjeteve, Muharrem Lila, njeriu qe humbi syte ne pune te shtetit, ndeshi gjate gjithe kohes, ne ftohtesine e tij. Pervec nje vizite ne Vjene, per te cilen desh e shpallen te arratisur dhe tradhetar te atdheut, Muharremi i verber gjeti per vite me rradhe indiferencen e shtetit. Sic thote vete, operacioni i kornese se demtuar te syrit, nuk ishte i veshtire, bile as i kushtueshem. Por ai ishet vecse nje punetor pa fat dhe pa deshmore ne familje, ndaj nuk mund te meritonte me shume se nej pension te thjeshte. Ai shpreh bezdi kur e pyet se cfare mendon per Fatos Nanon, por pergjigjet me shume lezet, kur e pyet sesi i eshe dukur Berisha. “Kur e pashe ne fytyre, m’u duk ndryshe na zeri qe ia degjoja perhere. Eshte njeri i mire, por ka mbaruar per doktor”, buzeqesh ai. Me Berishen e lidh edhe nej histori tjeter. Gjate fushates per referendumin e projekt-kushtetutes me 1994, Muharremi i del perpara Berishes ne Nikel dhe i shpjegon hallin e tij. Me pas i lutet qe ta ndihmoje per te nxjerre nje vize amerikane, pasi ne SHBA i kishin dhene shpresa se me nje operacion, do t’i kthenin shikimin. Berisha i premtoi se do ta ndiqte me seriozitet problemin e tij. Por presidentit te atehershem i rane kaq halle te tjera mbi koke, saqe me siguri Muharremi, do t’i kete mbetur ne nje nga cepat e humbur te harreses. Por Muharremi nuk ka kujtime te mira as nga doktoret e tjere. “Para se te ikja ne Moske, nje doktor okulist i spitalit ushtarak, nje fare S.S., me largoi me perbuzje dhe nuk shkroi epikrizen time. “Me vjen keq-me tha -por ty xhaxho, nuk te vjen me shikimi”. Por natyrisht edhe jeta e fati kane ironite e veta. Njeriu qe komunizmi i mori ne pune e siper shikimin, gjeti sherim pikerisht ne zemer te ish-perandorise se kuqe. Moska dhe insituti Fjodorov i rikthyen atij ate qe te tjeret e dinin te pamundur.

Qe nga vitet e para te bashkepunimit me institutin Fjodorov Moske pacienet Shqipetare gjeten zgjidhje e cilat i mundonin prej shume vitesh.

Ne jemi gjithmonë në kërkim të njerëzve të mirë dhe të talentuar

BASHKOHU ME EKIPIN TONË

Uzllova Clinic. Developed by iNSmart Code