Departamenti

KIRURGJIA PLASTIKE

RIKONSTRUKTIMI I KANALIT TË LOTIT


Rikonstruktimi i kanalit te lotit – kryhet kur mungon qeska e lotit (ndodhet ne ane te hundes) si rezultat I nderhyrjeve kirurgjikale ose bllokimet post traumatike.

Procedura e rikonstruktimit të kanalit të lotëve zakonisht përfshin ndërtimin e një kanali të ri ose rregullimin e kanalit të ekzistueshëm për të siguruar që lotët të drejtohen në mënyrë efektive nga syri në hundë. Kjo është e rëndësishme për të parandaluar çrregullimet e drenazhit të lotëve që mund të shkaktojnë infeksione të përsëritura të syrit dhe diskomfort për pacientët.

Perse sherben kanali I lotit.
Kanali I lotit-eshte nje pompe fiziologjike natyrale nepermjet te cilit dalin lotet e tepert nga syri.

Cfare ndodh kur kanali I lotit mungon ose eshte I bllokuar?
Loti eshte nje leng fiziologjik dhe flora e saj eshte ambient jetesor kunder bakterieve patogjene qe shkaktojne semundje.Mos evakuimi ne kohe I lotit nga qeska konjuktivale con ne zhvillimin e inflamimeve kronike te syrit (konjuktivit,keratit,uveit).

Per se duhet rikonstruktimi I kanalit te lotit.
Nderhyrja behet per te rikthyer levizjen e lotit nepermjet nji kanali artificjal.Per rindertimin e kanalit te lotit perdoret nje proteze artificjale prej titani ose silikoni.Ky operacion jep mundesine per te parandaluar proceset kronike inflamative dhe per te kthyer levizjen natyrale te lotit.

Pas rikonstruktimit të kanalit të lotëve, pacientët shpesh vërejnë përmirësime të ndjeshme në simptomat e tyre dhe një përmirësim të shëndetit të tyre të përgjithshëm. Është e rëndësishme të diskutoni me një specialist të syrit për opsionet e trajtimit dhe për të kuptuar se çfarë pritet nga procedura e rikonstruktimit te kanalit të lotëve. Mjeku juaj do të bëjë një vlerësim të hollësishëm të gjendjes suaj dhe do t’ju japë informacion të detajuar mbi procedurën dhe rezultatet e mundshme që pritet të arrini.

Stafi profesional me doktorë të specializuar në fusha të ndryshme të oftalmologisë, me përvojë pune në Rusi e në mbarë botën.

Me aparatura bashkëkohore në dy qendrat tona e me një eksperiencë pune mbi 20 vjet në Shqipëri Klinika “UZLLOVA” – lider në Shqipëri e mbarë viset Shqiptare.


-10% Ulje + testimi i lenteve pa pagesë

PRENOTO ONLINE

    Emri Juaj (i domosdoshëm)

    Emaili Juaj (i domosdoshëm)

    Pacienti

    Zgjidhni datën

    Orari

    Telefoni



    Adresa

    Rr. Autostrada Tiranë -Durrës, km 7, Mezez -Yrshek


    Email

    klinika.uzllova@yahoo.com
    info@eye.al


    Telefon

    0682074039
    04 22 52 306


    Uzllova Clinic. Developed by iNSmart Code