Glaukoma – Të jetosh me glaukomë dhe mos të verbohesh!

Shkurt 13, 2018 3
image-343-1.png

Shikoni si zvogëlohet fusha e pamjes deri në errësirë të plotë. Rikthimi i shikimit mbas stadit të fundit është i pamundur deri më sot. Paraqitja  në stadin e pare, ne kliniken tone ju do te gjeni taktiken e kurimit te pershtatshme bazuar ne nje nga diagnozat e llojeve te glaukomes, per te parandaluar përkeqësimin e me tejshem. Ne kete rast mund te jene kurimet deri ne kohen kur fusha pamore nuk ndryshon, me pas merren masa profilaktike me radikale i cili eshte operimi pa penetrim dhe ndihmon permbajtjen e gjendjes fizike te syrit pa presion (pa tension) domethene dhe pa pika. Me tej vazhdohet me ndekje ose kurim me lazer ne rast ndyshimi te fushes pamore apo te tensionit.Prandaj dhe mund te shprehemi me garanci “TË JETOSH ME GLAUKOMË DHE MOS VERBOHESH”

 

Në të majtë pamja e diskut të nervit optik NORMAL. Në të djathtë disku i nervit optik në stad të përparuar. Në pjesën e sipërme të fotove tregohen ndryshimet e fushës së pamjes përkatësisht për çdo sy. Vini re thellimin e theksuar të diskut në rastin e glaukomës.

Glaukoma “e moshës” tek të rriturit
Glaukoma “e moshës” ndahet në 4 format klinike: Me kënd të hapur, me kënd të mbyllur, e përzier, me tension të syrit të ulët të detajuar si më poshtë në tabelë. Klasifikimi është i ndarë në KATËR STADE: stadi fillestar, stadi i zhvillimit, stadi i përparuar, dhe stadi terminal i glaukomes. Çdo stad përkufizohet shkurt me numrat Romakë I,II,III,IV. Stadet e glaukomës përcaktohen nga gjendja e fushës së pamjes dhe disku i nervit optik.

Format e Glaukomës Stadi Gjendja e tensionit Gjendja e funksioneve të nervit optik
Me kënd të mbyllur Fillestar (I) Normale (a) E stabilizuar
Me kënd të hapur I zhvillimit (II) Pak e ngritur (b) E pa stabilizuar
E përzierë Stadi i thelluar (III) E lartë (c)
Dyshim për Glaukomë Stadi Terminal (IV)

Laseri i VERDHE-Kurimi Glaukomes, miopise, distrofise se retines, shpejt dhe me garanci te larte.
Mundesi fine dhe me garanci ne kurimin e retines nga demtimet e Diabetit ne sy.

Avantazhet e lazerit të verdhë :
1. Ndikim minimal në korne dhe lente;
2. Për shkak të mundësisë së aplikimit të një grupi koagulantësh të formave të ndryshme, koha e procedurës përshpejtohet ndjeshëm, sikleti dhe dhimbja e pacientit minimizohen;
3. Përdorimi i teknologjisë së forcës së valës se shkurter lejon përdorimin e lazerit në zonën retinale;
4. I pershtatshem për goditje në periferi dhe në qendër të retinës;
5. Pershkon mirë nëpër katarakte dhe ambientet e turbullta;
6. Gjatësia e valës 577 nanometër rezulton me me pak dëmtim të shtresës së fibrës nervore;


3 comments

  • Arjan

    Maj 2, 2018 at 3:23 pm

    Nje i aferm 20 vjecar ka tension ne sy qe ne moshen 3 vjec ku ka bere nje nderhyrje. Me pas ne moshen 15 vjecare ka bere nje tjeter nderhyrje ne syrin tjeter pasi ne te parin ka humbur komplet shikimin. Para 2 muajsh ka patur mjegullim te shikimit dhe eshte paraqitur ne spital pas rreth 2 muajsh ku tensioni i syrit ishte 40-42. Ka ndjekur nje trajtim per tre jave dhe tani tensioni i syrit nen terapine e mjekimeve eshte 18-22. Mjeket thone se semundja eshte e lindur. Para dy muaj ndiqte shkollen e mesme dhe nuk kishte nevoje per asnje shoqerues.

    Tani shikimi eshte akoma i mjegullt dhe nuk arrin te orientohet vete. Arrin te lexoje ose te shohe celularin nepermjet syzeve ne nje afersi te madhe me syrin.

    A ka nje menyre parandaluese per humbjen e komplet shikimit?
    A ka nje riparim te shikimit?

    Ju lutem nese mund te me jepni nje pergjigje pervec fteses per nje konsulte.

    Faleminderit

    Reply

  • Marsel

    Maj 28, 2019 at 5:20 pm

    Pershendetje.
    Jam 20 vjec.Ne moshen 3 vjecare kam vene syzet.por nuk me thane qe njerin sy duhet ta kisha izoluar dhe sot kam humbur 90% te shikimit te ky sy.
    A ka ndonje menyre per korigjim apo rritje te % se shikimit?
    Faleminderit!

    Reply

  • Mexhit Nuredini

    Dhjetor 13, 2020 at 11:25 am

    Pershendetje! Jam nje qytetar nga Vlora. Vellai im sa mbushi 50 vjeç. Vua nga Glaukoma e syrit e shoqeruar me tension te larte te syrit. Gjeneza e glaukomes se tij ka ardhur si pasoje e demtimit mekanik para 10 vjetesh. Duke pare simtomat e dhimbjes se syrit ka bere disa vizita ku doktori okulist i ka dhene preparat me pika por shprehet se nuk i bejne efekt. Viziten e fundit e beri keto dite dhe doktori nuk mori persiper per te ndryshuar teraoine per kurimin e dhimbjeve te syrit dhe parandakimin e ecurise se Glaukomes, por e keshilloi per nderhyrje me lazer ne nje klinike orivate te specializuar se ne klinikat shteterore nuk mund te ofrojne nje sherbim te tille. Jemi te interesuar per t’u informuar se ne cilen klinike okulistike duhet te orientohemi, sa kushton sherbimi dhe çfare proçedure dokumentare duhet te posedojme per t’iu drejtuar klinikes okulistike te specializuar? Jemi ne pritje te mendimit tuaj! Ju faleminderit!

    Reply

Komenti juaj

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Uzllova Clinic. Developed by iNSmart Code