DEPARTAMENTI

FËMIJËT


Klinika “UZLLOVA” –e vetmja klinikë në viset Shqiptare dhe në rajon e cila kryen diagnostikimin dhe mjekimin e plotë të sëmundjeve refraktive,të fituara apo të lindura që çojnë në probleme për shikimin tek fëmijët…

  • Në klinikën tonë do të gjeni “Qendrën e rritjes së shikimit” për fëmijët, ku me pajisje bashkëkohore unikale arrihet të mjekohen në moshat e reja patalogji të tilla si Ambliopia (Syri dembel) ,Shtrembërimet pa ndërhyrje kirurgjikale dhe patologji të tjera.

Ambliopia tek fëmijët.

  1.  Ambliopia (“syri dembel”) është një rënie e shikimit , në të cilën një sy pjesërisht ose plotësisht nuk është i përfshirë në procesin e shikimit . Syri ambliop ka imazh më pak të qartë se syri tjetër , dhe truri nuk mund ti bashkoje të dy imazhet njëkohësisht . Si rezultat njeri sy bëhet më i fuqishëm sesa tjetri , dhe tjeri mbetet « sy dembel » .
  2.  Në pacientët me ambliopia të thellë nuk ka shikim binocular – aftësia për të vlerësuar thellësinë e objekteve , vëllimin dhe integritetin e tyre në hapësirë ( Pamundesia për të parë në 3D normalisht )
  3.  Ambliopia zakonisht vërehet tek fëmijët , por të rriturit janë gjithashtu të prirur për këtë sëmundje. Shkalla e ashpërsisë së sëmundjes mund të ndryshojnë nga një rënie e lehtë e shikimit deri në një rënie të theksuar të tij .
  4. Ambliopia shpesh zhvillohet si rezultat i mungesës së korrigjimit të mirë profesional , strabizmit si pasojë , kataraktit të lindur, opacitit korneal , PTOSIS e qepallës së sipërme kur mbulon shikimin etj .
  5. Trajtimi i ambliopia përfshin metodat e mëposhtme:
  • Gjetjen e shkaktarëve të sëmundjes
  • Nxitjen e syrit ambliopik, nëpërmjet disa pajisjeve të veçanta ( laser stimulim, magnetostimulim , programe speciale, aparatura te tjera që stimulojnë sistemin nervor dhe atë optik ) të cilat janë prezent në klinikën tonë që prej vitit 2000 dhe pasurohen nga viti në vit.
  •  Terapia starton me mbylljen e syrit të shëndoshë duke punuar vetëm me syrin dembel vetëm 2-3 muajt e parë dhe absolutisht pasi është realizuar korrigjimi i saktë i dioptrive të syve(me syze ose lente).


E Rëndësishme !
Pikë së pari , vetëm nëse punohet me këmbëngulje në moshën parashkollore për rritjen e shikimit të syrit ambliop mund të përfitohen rezultate pozitive. Trajtimi i ambliopisë mundësisht duhet bërë në fillim të shfaqjes së sëmundjes . Sa më shpejt të diagnostikohet sëmundja si dhe sa më e vogël të jetë mosha e pacientit , aq më shumë mund të arrihet rezultat në rritjen e shikimit.

PRINDËR KUJDES !
Shikimi binokular(shikimi i dyfishtë-shikimi 3 dimensional)formohet deri në moshën 6-7 vjeç, si rrjedhim vetëkuptohet se të gjitha përpjekjet për këtë duhen bërë në kohë për arsyen e vetme se ky fakt nuk përfitohet pas kësaj moshe.

Stafi profesional me doktorë të specializuar në fusha të ndryshme të oftalmologisë, me përvojë pune në Rusi e në mbarë botën.

Me aparatura bashkëkohore në dy qendrat tona e me një eksperiencë pune mbi 20 vjet në Shqipëri Klinika “UZLLOVA” – lider në Shqipëri e mbarë viset Shqiptare.


-10% Ulje + testimi i lenteve pa pagesë

PRENOTO ONLINE









Emri Juaj (i domosdoshëm)

Emaili Juaj (i domosdoshëm)

Pacienti

Zgjidhni datën

Orari

Telefoni



Adresa

Rr. Qemal Stafa, Pallati 31, Kati III C
Përballë Prokurorisë së Përgjithshme


Email

klinika.uzllova@yahoo.com
info@eye.al


Telefon

0682074039
04 22 52 306


Rreth Nesh:

Klinika e syve “Uzllova” mban këtë emër për nder të oftalmokirurges ruse Taisia Uzllova (Karagjozi) e cila jetoi dhe punoi nga 1954 deri në ditët e fundit të jetës duke i shërbyer me dinjetet dhe në nivel të lartë profesional popullit shqiptar.

Klinika Uzllova © 2018. Developed by iNSmart Code