Trombozë e venës qendrore të retinës

Shkurt 13, 2018 3
image-341-1.png

Trombozë e venës qendrore të retinës është çrregullimi akut i sistemit të qarkullimit të gjakut në venën qendrore ose degët e saj.
Shkaku i bllokimit të enës që çon në trombozë mund të jetë e arterioskleroza, hipertensioni, diabeti dhe sëmundje të tjera të shkaktuara nga rritja e viskozitet të gjakut. Tromboza mund të shkaktohet edhe te të rinjtë si pasojë e sëmundjeve ngjitëse, të tilla si gripi i cili shkakton infeksione fokale e të zgavrës së gojës dhe sinuseve paranazale.
Tromboza retinale ndodh absolutisht pa dhimbje dhe shoqërohet me shfaqjen e ngushtimit të fushës së pamjes, rënie të mprehtësisë së shikimit ose humbje të plotë të shikimit.
Për këtë diagnozë mund të bëhen disa egzaminime, të tilla si studimi i fushës së pamjes , mprehtësisë së shikimt, presionit intraokular dhe ekzaminimit të fundusit (fundi i syrit, retina), në disa raste dhe me anë të angiografisë me fluoreshent.
Aktualisht ka metoda të ndryshme të trajtimit të trombozës së venës së retinës, ato më kryesoret janë futja e preparateve medicinale në retinë dhe trajtimi me lazer. Suksesi i trajtimit të trombozës së venës së retinës varet direkt nga koha në të cilën mjeku bën mjekimin. Specialistët e IRTC “mikrokirurgjisë së syrit” ofrojnë zgjidhjet më moderne të trajtimit të trombozës së venës qendrore të retinës dhe degëve te saj.


3 comments

  • Arjola

    Gusht 26, 2019 at 4:56 pm

    Eshte i kurueshem tromboza ne sy?

    Reply

  • artan

    Shkurt 24, 2020 at 5:12 pm

    kam nje periudhe prej rreth 20 ditesh qe kam konstatuar nje bllokim goxha te rendesishem te syrit te majte….u vizitova te mjeku dhe me tha qe kam tromboze te retines ne kete sy……analizat e pergjithshme i kam mire, karotidet gjithashtu (pak e ngushte emajta)….IRN normal….nuk e di se si mund te kurohet kjo situate dhe a ndikon ne syrin tjeter kjo gjendje

    Reply

  • Shefki HALILI

    Janar 8, 2021 at 2:18 pm

    une jam nje pacient qe jame diagnostikuar me tromboze ne retine dhe shikimi ka mbetur rreth 40%.kam kryer pese injeksione por ky eshte rezultati i fundit.
    ajo qe nuk kuptoj eshte se ende nuk e di shkakun ndonese te gjitha analizat e kerkuara kane qene normale

    Reply

Komenti juaj

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Uzllova Clinic. Developed by iNSmart Code