Rreth Nesh

KURIOZITETE

Fakti #1

TESHTIMA


A e dini se kur njeriu teshtin, si rrjedhim i presionit të lartë në pjesën e sinuseve (mbi qellzën) e cili arrin 170km/orë, po të mos mbylli sytë mund ti humbasi ato ?!

Kur truri juaj merr sinjal për të teshtirë ajo gjithashtu sinjalizon sytë tuaj për t’u mbyllur. Ju nuk mund t’i mbani ato të hapura, është një veprim i pavullnetshëm.

Fakti #2

Blefariti


Bleforiti është bombë me veprim të ngadalshëm në organizmin tuaj. Ai është një sëmundje infektive që dëmton vendin nga ku dalin qerpikët në kapakët e të dy syve dhe me shumë vështirësi i nënshtrohet kurimit. Nga sëmundja vuan si pamja juaj e jashtme, ashtu dhe ana funksionale e organizmit, por më shumë sytë. Bleforiti shfaqet me shenja shumë të qarta, të cilat ju shkaktojnë vuajtje dhe ulin cilësinë e jetesës: kruajtje, skuqje, dëmtime të kapakëve, dëmton shikimin, ngjitje të qerpikëve, rritje të sekrecioneve, lotim, ulçëra.

Fakti #3

E FJETURA NË NJË KRAH


A e dini se kur njeriu fle në një krah në rastin e pacientëve me glaukomë mund të ulë shikimin ?!

E fjetura në një krah mund të jetë shkak i rritjes së tensionit asimetrik të syve dhe keqësimit të fushës së shikimit tek pacientët me glaukomë .

Fakti #4

ILAÇET E ZEMRËS


A e dini se ilaçet e zemrës mund t’iu mbrojnë nga verbimi, i cili shkaktohet nga diabeti në sy?!
Kërkimet përkatëse kanë konstatuar, se preparatet e zemrës të cilët ishin prodhuar për kurimin e sëmundjeve kardio-vaskulare, kanë një aftësi potenciale, që të ulin rastet e verbimit që lidhen me diabetin në sy.

Uzllova Clinic. Developed by iNSmart Code