Kirurgjia Vitreoretinale

Shkurt 12, 2018 0
image-339.png

Kirurgjia Vitreoretinale është kombinimi i disa procedurave komplekse kirurgjikale në retinë dhe në lëngun qelqor . Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve kirurgjikale është për të pastruar lëngun qelqor dhe për të parandaluar uljen e mprehtësisë se shikimit që lidhet me çrregullime të segmentit pasmë. Kirurgjia Vitreoretinale është një nga tendencat më përparuara në fushën e oftalmologjisë. Me anë të saj ne mund të përmirësojmë ose të rivendosim plotësisht shikimin edhe në rastet të cilat janë konsideruar më parë si të pashërueshme . Kirurgjia vitreoretinale pasohet nga një proces i vazhdueshëm ndjekjeje postoperatore , ndjekja e të cilit ndihmon në uljen e rrezikut të komplikacioneve post operatore , zvogëlon kohën e rehabilitimit që pacienti të kthehet sa më parë në jetën e tij normale.

Operacioni Vitreoretinal kryhen në kushtet e mëposhtme:

  • Retinopati diabetike proliferative
  • Degjenrim makular
  • Turbullim i lëngut qelqor
  • Hemoftalmia (hemorragji intraokulare)
  • Retinopati Post-trombotike proliferative
  • Fibroza Epimakulare
  • Defekte të trupit qelqor (turbullim, dislokimi i lentes)
  • Vrimë makulare
  • Shkolitje dhe vrimë në retinë
  • Komplikimet pas kirurgjisë së kataraktës

Një nga operacionet më të zakonshme të kirurgjisë vitreoretinale është vitrektomia. Vitrektomia është heqje e plotë ose e pjesshme e lëngut qelqor të turbulluar . Indet gjithashtu priten dhe hiqen për të lehtësuar tërheqjen e retinës. Si rregull, operacioni zgjat 30-90 minuta për shkak të veshtirësisë së gjendjes dhe komplikimeve të mundshme. Vitrektomia kryhet nën anestezi të përgjithshme dhe pa qepje . Pas operacionit pacienti është i detyruar të:

  • Ndiqet në vazhdimësi te specialisti i syve
  • Të ndalojë aktivitetet me sforco në shikim dhe fizike (mos të ngrejë pesha më të mëdha se 5 kg)
  • Të shmang luhatjet e mëdha të temperaturës (e ka të ndaluar të bëjë Sauna dhe të përdorë ujë shumë të nxehtë apo shumë të ftohtë)
  • Të qëndrojë në regjim shtrati për 2-3 javë pas ndërhyrjes

Shumë shpesh operacionet vitreoretinale kryhen kur ka ndryshime në lëngun qelqor , në pacientët me hemoftalmi , retinopai diabetike, distrofi makulare të lidhura me moshën, shkëputje e retinës, enëve të gjakut dhe distrofisë periferike të retinës. Nisur nga përvoja, ky lloj operacioni arrin rezultate të mira.


Komenti juaj

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh:

Klinika e syve “Uzllova” mban këtë emër për nder të oftalmokirurges ruse Taisia Uzllova (Karagjozi) e cila jetoi dhe punoi nga 1954 deri në ditët e fundit të jetës duke i shërbyer me dinjetet dhe në nivel të lartë profesional popullit shqiptar.

Klinika Uzllova © 2018. Developed by iNSmart Code