Departamenti

ENCIKLOPEDIA E SYRIT

PROFILAKSIA – KURIM ME LAZER


Profilaksia kurimet me laser – shpetim nga verbimi per ata me diabet! Mos ezitoni – nje kontroll i specializuar me kirurg specialist te laserit perfitoni te mos verboheni. Vetem ardhja ne kohe e siguron kete fakt!

Diabeti dhe demtimet qe sjell ai tek syte.

Diabeti- eshte semundje , e cila mund te coje ne invaliditet dhe deri ne humbe te jetes. Qe ti menjanohemi kesaj, duhet te dime se ku qendron rreziku i Diabetit dhe te marim masat ne kohe. Shume kohe me pare te semuret me Diabet te tipit 1 jetonin shume pak .Diabeti i tipit 2 pothuaj nuk ekzistonte. Sot te semuret me diabet te tipit 1 mund te bejne nje jete te plote, kurse te tipit 2 mund tu shmangen shume komplikacioneve dhe pasojave qe sjell kjo semundje ne organizem gjithashtu dhe tek syte. Per tia aritur kesaj duhet pune. Per te kuptuar realisht ,se cfare i pret pacientet e semure me diabet, do tju ndihmoje materiali i meposhtem.

Diabeti  – demtimi i syve.

  • Katarakta diabetike e komplikuar, e cila sherohet me sukses, me heqjen operative te kristalit te turbulluar dhe implantimin e kristalit artificial.
  • Demtim te eneve te gjakut te te gjithe organizmit gjithashtu dhe te eneve te gjakut te retines. Kur ne gjak per nje kohe te gjate ka sheqer me sasi te larta –ndodh demtimi i eneve te imta te gjakut (kapilareve) , prishet pershkrueshmeria e tyre qe con ne edeme te retines dhe ne ulje te shikimit, gjithashtu ne okluzion (bllokim) te eneve te gjakut, qe con ne ishemi (demtim ne mikroqarkullim), e cila te con ne zhvillim te shtimit te eneve te reja te cregullta te gjakut qe sjellin hemoragji (me carjen e tyre) ne retine dhe lengun qelqor.
  • N.q.s nuk marim masa ne kohe , keto demtime cojne ne shkolitje te retines, gjithashtu ne nje komplikacion akoma me te komplikuar serioz si –glaukoma neovaskulare e dhimbshme, e cila mund te coje ne verbim te plote.

Nese ju konstatohet diabeti nga endokrinologet, e domosdoshme eshte te kryhet nje kontroll i detajuar tek oftalmologu-retinolog !(dhe nje kontroll i tille nuk kryhet nga opticiere ne optike). Dhe vetem ky specialist mund te percaktoje se sa shpesh ju duhet te diagnostikoheni ne funksion te gjendje se syve (1-2 here ne vit ose me shpesh).

N.q.s ju jane diagnostikuar komplikime , ndryshime tek syte si pasoje e diabetit, mjeku retinolog do te vendosi planin e kurimit, ku hyn lazeri (lokal ose total), me 3-4 seanca, kurse ne rastet me te komplikuara si –Edema centrale e retines ose hemoftalma- kryet nderhyrja me preparate speciale, te cilat bllokojne rritjen e eneve te gjakut, ulin edemen dhe parandalojne uljen e metejshme te funksioneve te shikimit.

 

Shpesh ky kombinim i metodave con jo vetem ne ruajtje te shikimit por dhe ne permiresim te tij.

Profilaksia e Retinopatise dhe Makulopatise diabetike.

  • Ruajtja e nivelit normal te glukozes ne gjak
  • Ruajtja e nivelit normal te kolesterolit
  • Tensioni i gjakut jo me shume se 130- 80 mmHg
  • Terapia medikamentoze me kurime: angioprotektore, antiagregante, antioksidante, enzime, preparate per permiresimin e mikroqarkullimit, heparina mikromolekulare
  • koagulimit lazerian te retines
  • kontroll siztematik me specialist te diabetit ne sy

Te tjera komplikacione okulare nga diabeti

  • perde (turbullim i kristalinit)
  • glaukoma (tensioni i larte i syrit)
  • uveit (inflamacion i irisit dhe korioidese se syrit)

Nese ju vuani nga semundja e diabetit te sheqerit ne gjak, ju duhet te kontrolloheni tek okulisti te pakten 2-3 here ne vit.Me mire mjeku tju percjelli per cdo vizite per nje rikontroll te metejshem se tju thote qe Rikthimi ne gjendjen e meparshme eshte i veshtire !

Ku qendron rreziku i Diabetit te tipit 1?

Te semuret qe perdorin insulin jane me shume te moshes feminore dhe pubertitetit, nganjehere mosha rinore. Semundja zhvillohet me shume force.. Simptomat zhvillohen shume qarte, mund te shfaqen dhe gjendje acute. Diabeti i tipit 1 eshte shume i rrezikshem se kalon ne gjendje kome –dhe vdekje.

Te semureve  me insuline u rekomandohet te mbajne byrzylyk ku jepet informacioni perkates.  N.q.s i semuri bie pa ndjenja  dhe theritet ndihma e shpejte  mjeket e kuptojne menjehere shkakun e te te renit pa ndjenja dhe te semurit i jepet ndihma perkatese.

I semuri duhet te kontrolloje vazhdimisht lekundjet e sheqerit ne gjak qe te mos kaloje ne gjendje te rende. Marrja ne kohe e glukozes do ti ndihmoje pacientit te evitoje hipoglicemine.

Ku qendron rreziku i Diabetit te tipit 2?

Diagnostikimi i ketij lloji Diabeti shpesh konstatohet vetem atehere kur semundja ka avancuar. Ky lloj Diabeti rrjedh pa shenja per nje kohe te gjate, por me demtime ne enet e gjakut dhe mbaresat nervore. Tek i semuri zhvillohen semundje te renda kronike. Insulti, infarkti, verbimi, ndryshime te sistemit nervor dhe amputimi i gjymtyreve te poshteme- ky eshte rreziku i Diabetit te tipit 2.

Stafi profesional me doktorë të specializuar në fusha të ndryshme të oftalmologisë, me përvojë pune në Rusi e në mbarë botën.

Me aparatura bashkëkohore në dy qendrat tona e me një eksperiencë pune mbi 20 vjet në Shqipëri Klinika “UZLLOVA” – lider në Shqipëri e mbarë viset Shqiptare.


-10% Ulje + testimi i lenteve pa pagesë

PRENOTO ONLINE

    Emri Juaj (i domosdoshëm)

    Emaili Juaj (i domosdoshëm)

    Pacienti

    Zgjidhni datën

    Orari

    Telefoni



    Adresa

    Rr. Qemal Stafa, Pallati 31, Kati III C,
    Përballë Prokurorisë së Përgjithshme


    Email

    klinika.uzllova@yahoo.com
    info@eye.al


    Telefon

    0682074039
    04 22 52 306


    Uzllova Clinic. Developed by iNSmart Code